Kryesore

Spiropali: Do i dërgojmë sërish Metës emrin e Sandër Lleshit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:08 - 06/11/18 |
mapo.al

E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në NeWs24, deputetja e PS , Elisa Spiropali u shpreh se me mosdekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të brendshëm, Presidenti Meta ka marrë kompetenca që nuk ia jep Kushtetuta.






“E ka Kuvendi këtë atribut për të votuar Ministrin e Brendshëm dhe është zgjedhje e kryeministrit, ndryshe nuk do ishim Republikë Parlamentare”, – u shpreh Spiropali ndërsa shtoi se maxhoranca do ia dërgojë sërish emrin e Sandër Lleshit presidentit Meta.


“Është një konflikt i sforcuar dhe urojmë mos kthehet në konflikt institucional ne do e rinisim kandidaturën e z.Lleshi të Presidenti.  Presidenti ka marrë kohën e gjatë për të hulumtuar, dhe jemi të lumtur që është një figurë e pastër dhe nuk kemi asnjë diskutim që është figura e duhur për të luftuar krimin në vend. “ u shpreh në vijim deputetja e PS.





Spiropali tha ndër të tjera se shpreson që Presidenti të respektojë kushtetutën. “Z.Meta është një politikan i pjekur, tha ajo, dhe nuk kam arsye të dyshoj se do bëj detyrën deri në fund. Vendit i duhet një Minister i Brendshëm me funksione të plota, ashtu sikunder tha edhe ambasadori i BE-së.”

Lexo edhe :  Meta përshëndet vendimin e Holandës për negociatat: Të plotësohen kushtet


“Ne nuk do të ndërmarrin asnjë sulm apo të bëjnë ndonjë luftë me presidentin e Republikës. Ne nuk do të shmangemi nga përgjegjësitë ligjore. Sandër Lleshi do ta bëjë punën me korrektësi. Ne nuk duam një luftë politike, e ndajmë këtë luftë nga përgjegjësia institucionale. Fjala e kryeministrit ishte e duhura në kohën e duhur. Është bërë shumë punë në ministrinë e Brendshme. “ -u shpreh në vijim deputetja e PS.



Referuar deklaratave të opozitës, Spiropali u shpreh se: Opozita nuk gjen fjalë për të inkurajuar policinë, ajo e ka krimin kalin e saj të betejës. Ne nuk e kemi kalë beteje, por jemi në front me krimin. Opozita është peng i së shkuarës, nuk vjen të diskutojë buxhetin dhe kjo besoj se është një dëshmi se opozita nuk është serioze,” – përfundoi Spiropali. (BW)

 

 

 

 

 

 

1


Etiketa: , , ,

Pas