Aktualitet

Spiropali e ndan luftën e qeverisë, në të Parë dhe të Dytë







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:06 - 30/04/20 |
mapo.al

Ministrja Elisa Spiropali duke replikuar me deputetin Murrizi, të cilin e vlerësoi, sepse siç tha, i shkojnë denoncimet që bën, bëri një deklaratë pak të çdutishme.


Duke dashur të nënvizojë fondet e dhëna nga qeveria në dy pjesë, në dy këste, ajo pohoi, në luftën e parë kemi dhënë kaq, dhe në luftën e dytë, kemi dhënë aq. Dhe shtoi, në luftën tonë ndaj armikut të padukshëm.


Përdorimi i termit luftë nga qeveria ka qënë shumë i kontestuar. Është parë si instrument brutal i propagandës. Aq më tepër, shtimi aty, prej rilindjes, i armikut të padukshëm. Duke i dhënë kështu, përpjekjeve të qeverisë, një përmasë epike, homerike.



Por Spiropali, ka shkuar sot edhe më tej. Duke e ndarë në fakt, por po ashtu, duke e zmadhuar luftën. Kjo, kur shpalli, nga salla e Kuvendit se qeveria ka bërë dy luftra. Luftën e Parë, dhe Luftën e Dytë.




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas