Zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka ironizuar presidentin Ilir Meta, lidhur me shqetësimin e tij për mundësinë e goditjes së Ballkanit nga një tërmet i fuqishëm. Kreu i shtetit iu drejtua me një letër qeverisë duke kërkuar marrjen e masave, pas alarmit të dhënë sipas tij nga një sizmiolog grek.
Me doza të forta ironie, Spiropali shkruan në Twitter duke i kërkuar Metës që të nxjerrë një dekret për ta shtyrë tërmetin pasi i ka lënë qytetarët pa gjumë.
Ndërsa vijon më tej se, kreu i shtetit u bë rasti i parë në botë që parashikon lëkundjet sizmike.
Postimi
LEXO EDHE:
Rrezik për tërmet të fuqishëm? Meta i shqetësuar, zbulohet letra