fbpx

Aktualitet

Spiropali: Kryetari i Kavajës nis punën nesër. Huliganët s’na ndalin





               Publikuar në : 15:54 - 30/07/19 |
mapo.al

Ka zgjatur plot 8 orë beteja e sotme për Bashkinë e Kavajës. Në fund janë larguar përfaqësuesit e PS si dhe protestuesit e PD-së. Sot në mëngjes, Isa Sakja hyri në zyrën e tij duke thënë se “Kavaja nuk mund të qeveriset nga 5 për qind e votuesve që morën pjesë në zgjedhjet e paligjshme të 30 qershorit”. Ndërkohë protestuesit e PD-së qendruan para Bashkisë deri pasdite.


Kryebashkiaku i zgjedhur nga nga PS, Redjan Krali u betua në zyrën e n/prefektit. Në ceremoni morën pjesë dhe të deleguarit nga Tirana, si Arben Ahmetaj dhe Elisa Spiropali. Në përfundim të gjitha palët u larguan, por Spiropali deklaroi se nesër kryetari i ri do të futet në godinën e bashkisë. Ajo i quajti protestuesit e opozitës, huliganë.





Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas