Aktualitet, Kryesore

Spiropali në familjen e viktimës, reagon ashpër UNICEF: Mund të shkaktojë traumë tek vajza e përdhunuar

UNICEF ka reaguar ashpër për ngjarjen e rëndë të Kavajës ku një minorene u përdhunua nga shokët e saj të klasës në shkollën “Rilindja”, duke e shantazhuar me video. Jo vetëm kaq, por ngjarja e rëndë u pasua nga publikimi i të dhënave që çojnë në identifikimin e saj. Atë që nuk e bëri drejpërdrejt media, e bëri ministrja Elisa Spiropali e cila shfaqi me zë dhe me figurë në ERTV, dy prindërit e vajzës së përdhunuar. Zyra e UNICEF në Tiranë deklaron se “privatësia dhe dinjiteti i fëmijëve u shfaqën publikisht në mënyrë të përsëritur”.


Sipas UNICEF, një publicitet i bujshëm mund të shkaktojë trauma më të medha të të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit,edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi.

Deklarata e plotë

Dhuna ndaj fëmijëve, veçanërisht dhuna seksuale, është një nga format më të këqija të abuzimit të fëmijëve dhe paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të tyre. Dhuna eshte gjithashtu një sulm moral dhe etik ndaj vlerave tona më të çmuara. Dhuna seksuale çon në shqetësime fizike dhe emocionale, dhe shpesh humbje të parevokueshme të dinjitetit dhe vetëbesimit.

UNICEF shpreh shqetësimin e tij të thellë lidhur me rastet e fundit të dhunës së rëndë kundër fëmijëve. Në disa prej këtyre rasteve, çështjet më të ndjeshme u shpërfillën dhe në vend të kësaj, privatësia dhe dinjiteti i fëmijëve u shfaqën publikisht në mënyrë të përsëritur.

Mbulimi i medias, është padyshim një pjesë e domosdoshme e luftës për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve, megjithatë një publicitet jo i domosdoshëm, i bujshëm per ceshtje te ndjeshme, mund të shkaktojë trauma më të medha të të mbijetuarve, tashmë të shkatërruar prej abuzimit,edhe familjeve dhe komuniteteve të tyre në përgjithësi.

Prandaj, UNICEF-i i ben apel të gjitha institucionet publike dhe jopublike, anëtarët e komunitetit, profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve dhe gazetarët që të mbajnë interesin më të lartë të fëmijës, të garantuar me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës si dhe në Ligjin Shqiptar “Për të drejtat dhe mbrojtjen fëmijës” në zemër të etikës së tyre profesionale. Respektimi i privatësisë së fëmijëve, dinjiteti, mirëqenia e tyre mendore dhe fizike, duhet të vendosen mbi te gjita motivet që na shtyjnë në qëndrimin tonë profesional ose personal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas