Zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali tha nga Presidenti ka shkelur rëndë parimet kushtetuese, duke zhdekretuar datën e zgjedhjeve.
“Në 30 qershor do përballen me murin e lartë të ligjit ku do thyejnë hundët. Presidenti duhet të jetë i panashëm dhe mishërues i vullnetit të popullit. Ilir Meta shkeli parimin e unitetit kombëtar. Me vendimin e tij, Ilir Meta dëshmoi se mund të nxjerrësh Presidentin nga kulla e LSI-së, por nuk mund të shkulësh LSI-në nga zyrat më të larta të shtetit. Shkeli parimin e sovranitetit të popullit. Presidenti u zgjati mandatin tej kushtetues. Ai tenton ta justifikojë aktin e tij duke thënë se synon të shmangë përplasjen civile. Cilën përplasje civile? Atë që e ideon në shtepi dhe parti? Atë që e ideon me mikun e tij Sali Berishën dhe Lulzim Bashën”.
Ajo solli si poezi një këngë të Shqipërisë së mesme përpara të pranishmëve në Kuvend.
“Krisi pushka e gjëmoi moti
Kujton austriaku se u bë qiameti,
Nuk është kiamet po është murtanë,
Vjen Kavaja me gjithë Tiranë
Gajret çuna dhe ju faltë Zoti,
se Princ Vidin se zë moti.
Se Princ Vidin se zë moti,
kemi lejnun o prej baroti
Mal mbi mal këndon bilbili
Trim mbi trima Haxhi Qamili
Haxhi baba me vegjëli, qiti vidin me 12 mij”, përfundoi Spiropali.
Kjo femer eshte bere nje person “non grata” per popullin shqiptar. Vertet, cdo minister dhe anetar partie do te luftoje per partine e vet, por jo te kthehet ne B.-lepires si kjo. Ne raste te tilla ka humbur cdo kredibilitet dhe dinjitet. Argumentet e saj infantile, qe ajo i vesh me figuracion letrar, bejne efektin e kundert te asaj qe ajo mendon te arrije. Sapo fillon figuracioni, metafore dhe krahasimi (mjete te preferuara dhe te shefit te saj), fillon dhe neveria,
kokedhembja dhe revolta! Duhet bere ekstra nje ligj , jo per Tetrin, po per te larguar nga skena politike keta aktore te neveritshem qe nuk njohin asnje ligj logjik te argumentimit e te kunderargumentimit, fillojne te shkruajne e te lexojne hartime ne seline me te larte demokratike, ne parlament e kudo! Poshte teatraliteti bosh! Poshte shakaxhinjte e demokracise! Poshte hartimeshkruesit, qe na cane koken keto gjashte vjet!