Aktualitet

Spiropali takon ministrat në Kosovë: Do bëjmë për njëri-tjetrin në çdo kohë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:20 - 21/09/21 |
mapo.al

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar në Kosovë ministrat Xhelal Sveçla dhe Liburn  Aliu.






Me Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Spiropali diskutoi për momentet kur kanë ndihmuar Shqipërinë dhe garantoi se gjithmonë dy shtetet do i gjinden njëri-tjetrit në çdo kohë.


Po ashtu, me Ministrin e Financave Spiropali dialogoi për marrëveshjet dhe projektet e përbashkëta.







Statusi i plotë: 



Me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.



Pata rastin ta falenderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen ministrit Sveçla në emër të Kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare, për ndihmën e menjëhershme dhe të pakursyer të Kosovës në përballimin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 si dhe në situatën e krijuar nga zjarret në veri të vendit, si dëshmi se i jemi gjindur e do t’i gjindemi gjithmonë njëri-tjetrit në çdo kohë.

Me ministrin Aliu diskutuam rëndësinë e marrëveshjeve midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, projektet madhore infrastrukturore dhe bashkëpunimin e ndërsjellë që duhet të vazhdojë intensivisht me të tjera projekte në dobi të të gjithë shqiptarëve.

8


Etiketa:

Pas