Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar pas fakteve se spitalet janë drejt fundit të kapaciteteve, pasi janë të shtruar 270 qytetarë me COVID-19.
Vasili thotë se duhen veprime konkrete nga qeveria dhe jo përgjigje me mllef, pasi këto vetëm rëndojnë situatën.
“Është krim të përdoret shëndeti i njerëzve si mish për top për propagandën e qeverisë”, përfundon nënkryetari i LSI-së reagimin e tij.