Turqia ka miratuar një vendim që pezullon pranimin e avionëve privatë që transportojnë të sëmurë me koronavirus. Ky vendim duket se ka ardhur pasi shtretërit e zënë nëpër spitale ka arritur në 79.8% të kapacitetit.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke, duke cituar burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë.
Pacientë nga vende të ndryshme, mes të cilave edhe Shqipëria, paguajnë deri në 20 mijë dollarë për të shkuar në Turqi për kurim nga koronavirusi.
Risjellim në vëmendje se që prej fillimit të pandemisë, janë të shumtë shqiptarët që kanë shkuar në Turqi – figura publike deputetë apo biznesmenë – disa prej tyre ende po e vijojnë betejën me Covid-19 nëpër spitalet turke.