Aktualitet

Spitali i Parmës mbyll pavionin për koronavirusin, gëzimi i mjekëve dhe infermierëve (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:20 - 03/05/20 |
mapo.al

Një lajm i mirë erdhi këtë fundjavë në Itali nga Spitali “Maggiore” i Parmës i cili mbylli pavionin 26, i përcaktuar për pacientët e infektuar me koronavirus.


Një video e regjistruar në pavion u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale për t’u publikuar më pas dhe nga kryebashkiaku i qytetit Federico Pizzarotti, për të përjetësuar gëzimin e mjekëve dhe infermierëve.


“Sot mbyllëm pavionin 26 në spitalin e Parmës. Kjo është forca dhe zemra e djemve dhe vajzave tona. Faleminderit që ekzistoni. Do ia dalim”, shkruan Pizzaroti përkrah filmimit.




Etiketa: , , , ,

Pas