Në orët e para të mëngjesit të sotëm, spitali i Duseldorfit në Gjermani u përfshi nga flakët, ku për pasojë humbi jetën një person, ndërsa 72 të tjerë u plagosën. Sipas mediave gjermane, viktima është një pacient 77-vjeçar, ndërsa 11 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Shkaku i zjarrit që shpërtheu në Spitalin Marien në rrethin Pempelfort të qytetit është ende i paqartë, ndërsa mësohet se fillimisht flakët ranë në katin e dytë në dhomën e pacientit që humbi jetën.