Aktualitet

Spitali privat përfshihet nga flakët, 9 të vdekur (VIDEO)







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:35 - 13/09/19 |
mapo.al

Të paktën 9 persona humbën jetën pasi një spital u përfshi nga flakët në Brazil. Mediat vendase bëjnë me dije se pacientët spitalit privat në veri të Rio de Janeiros u evakuan ndërsa tymi u përhap në të gjithë godinën. Ngjarja ndodhi të enjten në mbrëmje.


Disa nga pacientët po i nënshtroheshin terapisë intensive, raporton BBC. Një grua i tha Globo News se i ati 77-vjeçar u detyrua të largohej nga spitali dhe të linte aparaturat me anë të të cilave jetonte. Një dëshmitar i tha Reuters se ishin skena paniku.


Shumë prej pacientëve donin të hidheshin për t’i shpëtuar flakëve. Kishte shumë tym, njerëz që ulërinin. Zjarrfikësit arritën ta vinin nën kontroll zjarrin brenda dy orësh.



Ndërkohë ka nisur hetimi, ndërsa autoritetet e spitalit thonë se shkaku mund të ketë qenë një qark i shkurtër në gjenerator.




Etiketa: , , ,

Pas