Aktualitet

Spitali Rajonal Memorial Fier, mbi 9000 të trajtuar dhe 100 operacione në 3 muaj














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:45 - 23/08/21 |
mapo.al

Mbi 9 mijë pacientë janë trajtuar në 3 muaj dhe 100 operacione të suksesshme, falë bashkëpunimit të stafit të përbashkët shqiptaro-turk në Spitalin Rajonal Memorial Fier.






Lajmin e ka bërë të ditur Edi Rama ku thekson se, 100 operacione janë kryer me sukses nga stafi i përbashkët shqiptaro-turk i këtij spitali.


Në videon e publikuar pacientët që po marrin trajtim në këtë spital shprehen mjaft të kënaqur nga shërbimet dhe kushtet bashkëkohore që ofrohen.







Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, ofron shërbime të nivelit terciar për të gjithë rajonin e jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital po aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.




Spitali Memorial Rajonal Fier ofron shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardiovaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Lexo edhe :  Del VIDEO/Si u ekzekutuan në atentatin e Astirit Erigers Mihasi dhe shoku i tij


1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas