Aktualitet

“Spiunë të Rusisë” – Disa të arrestuar në Bullgari














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:22 - 19/03/21 |
mapo.al

Një operacion masiv për arrestimin e spiunëve rusë në Bullgari po zhvillohet këtë të premte nga Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare e Bullgarisë (SANS) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.






Mediat vendase bëjnë me dije se deri më tani janë arrestuar disa persona, por mësohet se operacioni është duke vazhduar ende.


Ndër të tjera mësohet se të arrestuarit janë shtetas bullgarë, të cilët kanë qenë të punësuar në institucione shtetërore dhe kanë pasur qasje në informacione të klasifikuara.





Ky operacion ka për qëllim parandalimin e rrjedhjes së informacioneve të klasifikuara, informacione të cilat janë të rëndësisë së veçantë për shtetin.



Besohet se ky operacion i arrestimit të spiunëve rusë është i ndërlidhur me dëbimin e gjashte spiunëve rusë, të cilët janë dëbuar gjatë 18 muajve të fundit. Gjashtë spiunet e dëbuar rusë kishin imunitet diplomatik, pasi që kryenin aktivitete spiunazhi nën mbulesën e diplomatit.


Spiunët rusë të dëbuar kishin punuar në shtrirjen e rrjetit të spiunëve me qëllim mbledhjen e informacioneve sekrete, informacione të cilat pos që cenojnë sigurinë e Bullgarisë, cenojnë edhe NATO-s, anëtare e së cilës është edhe Bullgaria.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas