Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare legjenda e Formula 1, Niki Lauda. Austriaku iu nënshtrua transplantit të mushkërive në muajin gusht, teksa u nda nga jeta ditën e hënë.
Lauda, një nga figurat më të njohura në gara motorike, mori titullin për Ferrarin në vitin 1975 dhe 1977 dhe për McLaren në 1984. Pas karrierës së tij si pilot, Lauda u bë sipërmarrës ajror dhe së fundi, kryetar jo-ekzekutiv për Mercedes. Përveç se titujve kampion, ai do të mbahet mend për kthimin në gara pasi u dogj keq në një aksident në Grand Prix të Gjermanisë në vitin 1976.