Një spot i përgatitur nga qeveria shqiptare për 10-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO duket se qëllimisht nuk tregon asnjë pamje apo nuk ka asnjë referencë ndaj faktit se ky anëtarësim u firmos nga qeveria e Sali Berishës. Disa komentues thonë se kjo është e turpshme, të tjerë thonë se kryeministri Edi Rama është i kompleksuar nga ideja se nuk ka bërë asnjë përparim në planin ndërkombëtar. Por ja çfarë shkruan ish-ministri i qeverisë Rama, Ylli Manjani.
STATUSI
Kujtesë:
Prej vitesh, në shtëpi ndjekim rregullin që lajme dhe emisione politike nuk i shohim. Për çështje të higjenës mendore e ndjekim me besnikëri.
E shkel unë ndonjëherë vjedhurazi, por në tërësi e ruajmë këtë rregull. Interneti dhe NETFLIX janë më me variacion.
Sot po shihnim pa zë Aldon, kur doli një spot publicitar që përpiqej të na kujtonte anëtarësimin në NATO.
Nga spoti kuptohej që jemi në NATO falë Olta Xhaçkës dhe Edi Ramës. Të tjerë nuk kishte.
Sa turp! Mohojnë edhe historinë e sotme le më trashëgiminë historike!
Meqë ra fjala, për të freskuar memorien e 30 viteve të fundit, kujtoj se:
- Anëtarësimin në OSBE e ka firmosur Ramiz Alia.
- Anëtarësimin në Këshillin e Europës e ka firmosur Sali Berisha.
- Hapjen e bisedimeve te para për anëtarësim në BE i ka firmosur Sali Berisha.
- Anëtarësimin në NATO e ka firmosur Sali Berisha.
- Liberalizimin e vizave e kreu Sali Berisha.
Edi Rama ka firmosur vetëm për koncensione e PPP. Ëndërron të firmosë një gjë të madhe, ndaj firmos për kulla të larta…
Kjo është historia, na pëlqen apo jo!
Duket sikur Shqipërinë e futi Edi Rama në NATO: Spoti që ndezi debat