Kryesore

S’pranoi përballjen me kreun e PD – Basha: Jo vetëm gënjeshtar, por zbuluam një Ramë frikacak














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:20 - 16/10/20 |
mapo.al

Kreu i PD Lulzim Basha, tha në Zonë e Lirë se ndërhyrja telefonike në ‘Opinion’ një natë më parë, zbuloi një kryeministër gënjeshtar. Ishte kryeministri i cili refuzoi që Basha të futej në lidhje telefonike teksa debati u ndez nga inceneratorët, ku kreu i opozitës e akuzon Ramën se po kryen vjedhje.






Më tej, kreu i PD tha në Zonë e Lirë se zbuluam edhe një Ramë frikacak, pasi nuk pranon të përballet në debat. Basha tha se zbuluam një kryeministër në siklet i cili nuk jep dot përgjigje për sitatën në të cilën ndodhet vendi dhe vjedhjet që po kryhen.


Kur ke faktet me vete, kur ke argumentat, ligjin, të vërtetën me vete, pak rëndësi ka nëse je në telefon apo jo. Dje morëm vesh që kemi të bëjmë dhe me një frikacak se nuk pranoi debat. Shqetësimi kryesor që kishim është se nuk i jepte përgjigje pyetjes ku i ke çuar 75 milionë euro të taksave tona.







Për sa kohë që këto pyetje që u bënë nuk morën përgjigje, mendoj se shqiptarët shohin, dëgjojnë, se ai ishte një njeri me siklet të madh. Në 30 vite, nuk kemi parë një kryeministër të ketë një siklet të tillë, u çua nga kolltuku me një siklet të madh”, tha Basha.




Kjo pjesë e debatit ishte më e nxehta në studion e Opinion. Kryeministri u zu ngushtë para insistimit të gazetarëve, për 75 milionë euro të dhëna deri tani për 3 incerenatorët, ta cilët, sipas tyre as nuk ekzistojnë akoma dhe as nuk funksionojnë.



Sipas analistit Ervis Iljazaj, i cili ndodhet përballë kreut të PD në Zonë e Lirë, vlerësoi se ndërhyrja e Bashës në Opinion ishte gjë e duhur.

LEXO EDHE: 

Incerenatorët, Rama refuzon përballjen me Bashën në telefon

1


Etiketa: ,

Pas