8 dhjetori shenon këtë herë dhe 30 vjetorin e levizjes studentore. Levizje e cila solli kthesen e madhe në historinë e vendit tonë, duke rrëzuar perden e hekurt të komunizmit dhe duke e nxjerrë Shqiperine nga një izolim total prej 5 dekadash. Por, thirrja e studenteve të asaj periudhe “e duam Shqipërine si gjithë Europa”, është aktuale sot me shumë se kurrë. E mesa duket, kjo thirrje është dhe sprova jonë, misioni ynë, që rinia e vendit dhe studentet, Shqiperine njehere e mire ta çojnë në destinacionin final, për të realizuar endrrën.
Plot 300 studentë nga mbarë Shqipëria dhe jo vetëm, na nderojnë sot në këtë aktivitet, ku kemi pjesëmarres nga Prishtina, Mitrovica, Shkupi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, që i falenderojmë nga zemra. Jemi të pandarë. Jemi gjithmonë bashkë, në të mirë e në të keq.
Por ne sot ne kete mision kemi mbeshtetjen edhe të të rinjve europiane, partneret tane, studentet dhe të rinjtë e PPE. Në pamundësi për të qënë me ne sot fizikisht për shkak të pandemise, kemi mesazhet nga miqtë tanë kudo ne Europe. Një ndër ta eshte dhe Forumi Rinor i EPP. Kryetarja e ketij forumi, mike e çmuar dhe njeheresh Deputete e Parlamentit Europian, Lidia Pereira, nuk mundi të na bashkohej sot për shkak të kufizimeve, por ajo ka nje mesazh te drejtperdrejte per te gjithe rinine shqiptare.
Në Europë, në kancelari të ndryshme, të gjithë e dinë dhe besojne se njeriu që do e bëjë realitet endrren për Shqipërinë si Europa, është pikerisht Lulzim Basha, sepse nje lider gjykohet nga puna dhe bilanci i tij, e jo nga fjalët boshe.
Ne sot kremtojme 30 vjetorin e “Levizjes studentore” në një moment tejet kritik për vendin. Varferia, papunësia e pamundesia janë kryefjala e qeverise Rama. Varfëria është armiku numër 1 i demokracisë. Ajo ta heq dinjitetin dhe besimin se e nesërmja është më e mirë. Sot Shqipëria është në skamllëk qëllimisht, që shqiptarët të humbin besimin te demokracia.
Ne 7 vite te pushtetit të Edi Rames, Shqiperia është refuzuar në mënyrë konstante nga BE, për shkak të regresit në të gjitha fushat. Demokracia sot është në rrezik. Shteti ligjor nuk funksion. Krimi dhe korrupsioni ka mbërthyer vendin. Natyrisht, më të demtuarit në këtë situatë, janë të rinjte, jemi ne.
Ky shtet, nuk ka nevojë për tërmete për të treguar dobësitë e tij. Mjafton një shi që Shqipëria të zhytet thellë e më thellë. Një kryeministër që nuk pret e pastron thonjtë e tij, nuk mund të jetë një burrë shteti. Një kryeministër që fyen studentët dhe i quan lepuj, është veçse një frikacak. Një politikan që shtyn ditët me batuta filmash që nga 98-a, nuk ofron të ardhme. Një kryeministër që 8 vjet bën vetëm foto, nuk i duhet kurkujt!
Prandaj zgjedhja, nuk ka qene kurre me e qarte dhe me e thjeshte se sot!
Nje politikan matet nga veprat dhe jo nga fjalet!
Lulzim Basha ndertoi Rrugen e Kombit, ndersa Edi Rama i vendosi traun!
Basha luftoi per Shqiperine në NATO, ndërsa Rama e ktheu Shqipërinë në delen e zezë të Europes, me krim dhe korrupsion, trafiqe dhe më e renda, futi ne parlament, qeveri dhe administratë, trafikante e kriminele.
Lulzim Basha liberalizoi vizat, duke plotësuar kështu endrren e miliona shqiptareve, ku të rinjtë janë përfituesit më të medhenj, ndersa Edi Rama çoi në emigrim rreth 150 mijë të rinj dhe 500 mijë shqiptare.
Basha punoi për pavarësinë e Kosovës, ndërsa Rama punon çdo dite për fuqizimin e Serbisë në rajon dhe Europe.
Basha projektoi Tiranën moderne dhe europiane, ku nisi ndërtimi i Bulevardit te Ri, kthimi i lumit të Tiranës, nga vend depozitim plehrash, në një oaz per banoret e zones, ndërtoi rruge, parqe dhe i dha dimension europian qytetit.
Rama dhe Erion Veliaj nderkohe betonizuan Tiranen, u moren pronen pronareve dhe ua dhanë klienteve të tyre. Tirana në pak vite u shnderrua ne lavatriçe të pastrimit të parave, sepse per ta, rryfsheti është i pari.
Ne qeveri dhe opozite, Lulzim Basha u angazhua për të pershpejtuar rrugën europiane të Shqipërisë.
Në 7 vite ndërkohë, Rama e ngadalesoi dhe krijoi çdo dite e më shumë pengesa për çeljen e negociatave.
Për këto arsye, e shumë të tjera, rinia sot beson tek Lulzim Basha. Dhe me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike, do të bëjmë realitet endrren e dhjetoristëve të ’90.