Sqarimi i DASH: Përse u përfshi Vangjush Dako në listën e zezë

Departamenti Amerikan i Shtetit duke iu përgjigjur interesit të mediave duke konfirmuar përfshirjen e Vangjush Dakos në listën e zezë, të cilit i është refuzuar viza hyrëse në SHBA. Ishte Zëri i Amerikës që njoftoi mesditën e sotme se ish-kryebashkiakut të Durrësit, bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij iu ishte ndaluar udhëtimi drejt SHBA-së, gjë e cila më pas u konfirmua si nga vetë Vangjush Dako ashtu edhe DASH.

Për reporteren e A2 CNN Elona Gjylmi, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se ka informacion të besueshëm se “Dako ka qenë i përfshirë në korrupsion gjatë mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Durrësit”.



“Kur Sekretari i Shtetit ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Ligji po ashtu i jep të drejtë Sekretarit të Shtetit që vendimin ta bëjë publik, ose t’ia bëjë atë privatisht zyrtarit në fjalë”, thuhet në reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.


Sqarimi i DASH për revokimin e vizës Vangjush Dakos

Ndërsa në një deklaratë më herët, DASH specifikoi se ka të dhëna për përfshirjen e Vangjush Dakos në raste madhore korrupsioni. Ish-kryebashkiaku i Durrësit doli në përgjimet e BILD si një prej funksionarëve të rëndësishëm shtetërorë i përfshirë në blerjen e votave në bashkëpunim me grupet kriminale të Shijakut.

I pari që u përfshi në listën publike të ndalimit ishte ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, e më pas Tom Doshi në vitin 2018. Ndërsa disa javë më parë, Zëri i Amerikës bëri të ditur se SHBA i kishte refuzuar vizën edhe nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili, pretendim i cili u hodh poshtë nga ky i fundit, ndërsa ambasada amerikane në Tiranë refuzoi të japë informacione.

LEXO EDHE:

SHBA: Dako i përfshirë në rast madhor korrupsioni


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252