Garda e Republikës së Shqipërisë, në një sqarim për mediat ka deklaruar se pse i është hequr mbrojtja ish-Kryeministrit të vendit, z.Sali Berisha.
Sqarim i Gardës së Republikës për heqjen e ruajtjes së zotit S.Berisha
Në përgjigje të interesit të disa mediave, lidhur me truprojet e zotit Sali Berisha, Garda e Republikës informon se në zbatim të Nenit 5, të Ligjit Nr. 8869, datë 22.5.2003 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, ku përcaktohet se Kryeministri i vendit përfiton shërbim ruajtje për një periudhe 3-vjeçare pas përfundimit të detyrës, është ndërprerë vijimi i mëtejshëm i këtij shërbimi.
Nuk më duket fort bindëse kjo përgjigje e Gardës.
Berisha ka 6 vite që nuk është më kryeministër e pse nuk e ka zbatuar këtë ligj Garda që para 3 vitesh por e zbatoi gjatë kësaj proteste të opozitës pasi ai dorzoi edhe mandatin e deputetit ?
E quaj të drejtë këtë ligj se do të ishte një barë e rëndë për Gardën që për çdo kryeministër që lë detyrën, të paguaj gardistë në ruajtje të tij. Kryeministra në Shqipëri janë ndruar shumë si të majtë e të djathtë e nëse të gjithë do të kenë dy tre gardistë që ti ruajnë, mund të shkojë puna që gjysma e gardës të merej me ta.
Por në rastin e ish presidentit të parë shqiptar të një sistemi demokratik pluralist të zgjedhur me vota të lira, siç është personaliteti Berisha, duhet të ketë një përjashtim.
Ai tashmë është një personazh historik për Shqipërinë e vetëm nëse i zbulohet nga drejtësia ndonjë krim i faktuar, mund ti hiqet mbrojtja e bile mund edhe të arrestohet.
Nuk mund të ndëshkohet nga drejtësi ndërkaq, vetëm bazuar nga akuza politike se ka vrarë demostrues në 21 janar, apo ka vrarë 26 njerëz në aksidentin tragjik të Gërdecit. Kjo akuzë është e vlefshme për drejtësinë, vetëm nëse ai ka dhënë urdhër me shkrim që të vriten njerëz, ashtu siç i janë zbuluar me dokumenta të shumta diktatorit Enver Hoxha.
Garda nuk mund të veprojë me urdhëra politikë por vetëm në bazë të regullores së saj të miratuar nga ligjet..
Komanda e Gardës duhet të skjarojë publikun për të drejtën që ka ajo për të vepruar sipas regullores.
A duhet ajo të veprojë në ruajtje të institucionit apo të qeveritarëve e personaliteteve politikë,por edhe të qytetarëve protestues, e cila është dinamika e veprimeve sipas regullores.
A duhej që garda të hidhte bomba me gaz lotsjellës në këmbët e protestuesve, gazetarëve e policëve të pa pajisur me maska , pa llogaritur dyshimin që në ato bomba kishte lëndë kimike të rrezikëshme ?
Kemi parë që në protesta në vënde të ndryshme të Europës, që policia e pajisur vetë me kundragaze të hedhë gaz lotsjellës, për të penguar e krijuar distancë me protestues të irrituar agresivë, por asnjëherë që të hidhen bomba mes turmës së protestuesve..
Edo, to ndodh ghe berishes ju ju behen kockat tym.