Aktualitet

Sri Lanka, sulmohen kishat gjatë meshës së Pashkëve, qindra të vrarë







               Publikuar në : 09:12 - 21/04/19 |
mapo.al

E diela e Pashkëve është përgjakur në Sri Lanka, si pasojë e 6 shpërthimeve në tri kisha dhe në dy hotele. BBC raporton se nga shpërthimet 100 persona jenë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur, por pritet që numri i viktimave të rritet. Autoritetet thonë se u raportua për 6 shpërthime, ndërsa në shënjestër kanë qenë tri kisha në Kochchikade, Katuwapitiya dhe Batticaloa, të gjitha në kryeqytetin Colombo.


Ngjarja ka ndodhur kur besimtarët filluan kremtimin e të dielës së Pashkëve. Shpërthimet duket se kanë qenë të koordinuara, pasi kanë ndodhur rreth orës 8:45 sipas kohës lokale. Ndërkohë mediat lokale raportojnë se në të njëjtën kohë, në kryeqytet, u goditën hotelet Shangri-La dhe Kingsbury.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin vdekjeprurës. Por thuhet se luftëtarët e kthyer nga grupi i Shtetit Islamik mund të paraqesin një kërcënim në vend. Presidenti Maithripala Sirisena nëpërmjet një deklaratë ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të mbështesin autoritetet në hetimet e tyre.

Kryeministri Ranil Wickremesinghe ka zhvilluar një takim urgjent. Ndërsa në Twitter, Ministri i Financave Mangala Samaraweera tha se sulmet u dukën si një “përpjekje e koordinuar mirë për të krijuar vrasje, sakatim dhe anarki” duke vrarë “shumë njerëz të pafajshëm”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas