Aktualitet

Stacioni i policisë në Paris sulmohet me fishekzjarrë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:53 - 11/10/20 |
mapo.al

Me dhjetëra persona me shufra metalike e fishekzjarrë kanë sulmuar një stacion policie në periferi të Parisit, mbrëmjen e së shtunës.






Në një postim në Twitter këtë të diel, policia konfirmoi ngjarjen, ndërsa bëri të ditur se asnjë efektiv i policisë nuk është lënduar.


Autorët e ngjarjes tentuan të futen me forcë në stacionin e policisë, por arritën ta bënin një gjë të tillë.







Deri tani, asnjë person nuk është vënë në pranga, ndërsa pamjet e publikuara nga mediat tregojnë xhama të thyer e makina të dëmtuara.



Motivi i sulmit, i cili është i treti në këtë stacion policie në dy vjet, nuk është ende i qartë. Ndërkohë, BBC shkruan se stacioni i policisë ndodhet në një zonë të njohur të trafikut të drogës, ndërsa një drejtues lokal u shpreh se sulmi mund të jetë i lidhur me një aksident me motor, ku dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga policia.

Lexo edhe :  Blindohet Vlora, policia dhe FNSH kontrolle për persona në kërkim


1


Etiketa: , ,

Pas