Stambolli i ka dedikuar gjithë Parkun luftëtarit Adem Jashari, i cili ra dëshmor bashkë me 56 shokë, bashkëshorten, fëmijët dhe të afërmit e familjes në luftën për pavarësinë e Kosovës.
Ky park është përjetësuar që prej vitit 2015 në Stamboll. Madje në ceremoninë e organizuar me këtë rast, drejtuesi i saj u shpreh: “Kushdo që do të kalojë në këtë shesh do të lutet për shpirtin e Adem Jasharit dhe për të gjithë ata që dhanë jetën për liri”.
Parku shtrihet në një sipërfaqe 1.600 m2 dhe krahas kullës së sahatit në park ka edhe rrugica për shëtitje dhe ambiente çlodhëse.