Aktualitet

“Starbase” – Qyteti i ri në Teksas që pritet të ndërtohet nga miliarderi Musk














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:51 - 05/03/21 |
mapo.al

Elon Musk padyshim që ka aftësinë të befasojë botën me projektet e tij ambicioze. Miliarderi po ndërton një qytet të ri në Teksas që do të quhet Starbase, nisur nga raketat e kompanisë së tij Spacex.






Musk ka aluduar gjithashtu për një kolonizim të mundshëm të planetit Mars.


Qyteti Starbase do të shtrihet në terren jo më shumë sesa Boca Chica, vend ky nga ku nisen raketat dhe ku po ndërtohet më e fundit – Starship.







Miliarderi 49-vjeçar ka ndarë disa karakteristika të qytetit, se do të jetë miqësor ndaj qenve, dhe se do t’i drejtohet kriptomonedhës së krijuar prej tij Dogecoin.



Musk duket se është i vendosur ta bëjë Teksasin bazën kryesore të operacioneve ajrore.



Përveç qendrës së tij të nisjes në Boca Chica, SpaceX ka një strukturë prove rakete në qytetin McGregor dhe po planifikohet të ndërtojnë një fabrikë prodhimi në Austin.

Në korrik të vitit 2020, u njoftua se fabrika e ardhshme e Teslës do të ndërtohej jashtë Austin. Ndërsa në dhjetorin e shkuar, Musk konfirmoi se ai do të zhvendosej nga Kalifornia në Teksas.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas