Starova: Panuçi sillet si kalama, Superioren e anashkalon

Sulejman Starova, i ftuar në studion e Rubrika Sportive, analizon ekipin e Kukësit, në këtë sezon, si dhe në veçanti në ndeshjen e sotme ndaj Partizanit.

“Kur nuk ke rezultate, ke probleme. Problemi është se a e dinë që e kanë merituar të humbin. Me këtë grup, për mendimin tim, Kukësi nuk e kap dot Skënderbeun dhe Partizanin. Cungu ka bërë shumë ndryshime. Çyrbja, Kalaja, Rexhinaldo, Dzaria, kanë ardhur shumë. Nuk shoh asnjë lojtar që të ketë cilësi të shpejta. “I futën në xhep” e themi ne popullorshe, Trashi dhe Ibrahimi, sulmuesit e Kukësit.” – deklaroi Starova.

TIRANA – Paratë janë hedhur, skuadra ka dublime postesh në fushë. Ze Maria kishte gjithë kohën, edhe vjet, për të ndërtuar skuadrën. E ka bërë keq këtë gjë. Ku është profesionalizmi i Ze Marias? Ai ka qenë i bindur për një mënyrë loje, dhe pastaj e ndryshoi, që me Kastriotin. Idealja është presidenca, stafi teknik, dhe lojtarët, dhe kur të gjithë kanë të njëjtin objektiv, dhe funksionojnë mirë, gjërat ecin mirë.

Tifozët e kanë pasur problemin me Refikun, por ai është pronar dhe duhet ta respektojnë. Përgjegjësia e madhe është mbi trajnerin. Nuk e di me çfarë objektivi janë nisur. Nuk e di nëse Ze Maria i ka thënë se do ju nxjerr kampion. Unë nuk e pëlqeva faktin që hëngri presionin, dhe ndërroi 6 veta menjëherë pas derbit. Dreka me Karabecin e kështu gjërash. Nuk mund të thuash ka harmoni, kur ka mosmarrëveshje brenda ekipit. Është faji komplet i tij. Janë pësuar 8 gola. E di që nuk ka kualitete në qendrën e mbrojtjes. Më kanë thënë që atij ia kanë sjellë skuadrën, por pse e ka pranuar kur nuk e ka ndërtuar vetë.



Unë trajner i Tiranës? Keni ndonjë pyetje tjetër? Them pas… Kur thua “jo”, gjithmonë dëmton dikë. Si “po”, si “jo”, dëmton dikë, prandaj po e lë “pas”.

KOMBËTARJA –  Trajnerët shqiptarë e bëjnë natën ditë, të parën kanë ekipin. Shumë pak njerëz e dinë se çfarë bëjnë në krye të një ekipi. Trajneri i ekipit Kombëtar duhet të shkojë një javë, tek stërvitja e çdo ekipi në Superiore, të shohë si stërvit Gega, si stërvit Shehi. Pas 3 vitesh, erdhi një herë De Biazi tek Partizani, por unë isha drejtor, e mora me muhabet, dhe më tha: “Edhe një herë që erdha, nuk pashë gjë.” Ku do e shohë trajneri a ka lojtarë me vlera nga kampionati, nëse nuk i sheh nga afër, ose i sheh një herë në 90 minuta. Mendoj se Federata duhet t’ia vërë klauzolë, që të vijë e të ndjekë nga afër ekipet. Sa për sjelljen e tij, mendoj se sillet si një kalama i vogël. Nxehet dhe provokohet shumë shpejt, dhe nuk flet me emra të përveçëm, as për lojtarët, as për ata që sipas tij i organizojnë sulme.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252