Aktualitet

Startojnë Lojërat Olimpike, 1 minutë heshtje për viktimat nga COVID














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:06 - 23/07/21 |
mapo.al

Në një stadium prej 1.5 mld dollarësh që mund të mbajë gati 70 mijë njerëz, atletë nga e gjithë bota kanë parakaluar në një hapësirë gati gati të zbrazët por në një ceremoni spektakolare. Kjo për shkak të pandemisë së COVID.






Lojërat Olimpike 2020 kanë startuar në Tokio me një minutë heshtje në nder të viktimave për shkak të pandemisë së COVID. Në shkallët e stadiumit gjigand janë ulur vetëm 950 spektatorë VIP, mes të cilëve 800 të huaj dhe 150 nga e “zonja e shtëpisë”, Japonia.


Në nisje të ceremonisë delegacioni i Tokios mbajti flamurin kombëtar japonez, ndërsa të gjithë përfaqësuesit u shfaqën me maska anti-COVID.







<
>
albaaa-600x360-1 44cfb7a2-b714-4905-a4c7-37e82284d401-640x427 Lojerat Olimpike 95a468be-70bb-4b6d-9c65-b4661762ef81-640x392 3016a1e6-788a-4d48-a09b-a6dc97d9bd70-640x427 131b5a7e-7c3b-4350-b7dd-a09adc93b8e6-640x413 a7168b0b-6589-423d-9c12-badf97dad220-640x427

Në të gjithë stadiumin organizatorët kanë vendosur mbulesa sediljesh me ngjyra të ndryshme për të krijuar idenë sikur në shkallët e tij ka mbështetës për sportistët. Këto masa janë vendosur duke pasur parasysh faktin që shifrat e COVID në Tokio kanë ardhur në rritje përgjatë ditëve të fundit.

Lexo edhe :  Protestë në Tiranë kundër vaksinimit të detyrueshëm: Nuk jemi kavje/ VIDEO+FOTO


Shqipëria përfaqësohet në këtë kompeticion nga 9 sportistë.



Nisja e ceremonisë u shoqërua me disa protesta në rrugët e Tokios, ku shumë qytetarë me pankarta në duart u shprehën kundër mbajtjes së Lojërave Olimpike në Tokio në mes të pandemisë. Olimpiada e Tokios në 2020 u vonua me një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas