Nga Mirgen Çela
SEC2U është një inciativë e mbështetur nga Komisioni Europian (Startup Europa) për të krijuar një kulturë të fortë sipërmarrjeje dhe inovacioni në universitetet në të gjithë Europën.
Universiteti Europian i Tiranës organizon për vitin e tretë radhazi ‘STARTUP EUROPE’, një iniciativë që bashkon sipërmarrës, biznesmenë, përfaqësues universitetesh, të qeverisë dhe organizatave me fokus suportin ndaj sipërmarrjes për një javë, për të treguar në universitetet e çdo vendi, mundësitë dhe mbështetjen për biznesin, për të sjellë rastet e suksesit por dhe rastet e dështimit si një mënyrë për të mësuar dhe të bëjë të mundur krijimin dhe zgjerimin e netëork-ut si dhe shkëmbimin e kontakteve mes pjesmarrësve.
Prof. dr. Ermira Qosja si përgjegjëse e Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut në Universitetin Europian të Tiranës së bashku me Lutjona Lulën, nga qendra e Universitetit Europian të Tiranës kanë organizuar për Shqipërinë prej 3 vitesh këtë aktivitet duke synuar të sjellin sipërmarrës, krijues të startup-eve, studentë e kolegë si dhe ta organizojnë mirë dhe ta promovojnë atë në vendin tonë.
SEC2U promovohet nga anëtarët e Startup Europe University Netëork (SEUN), një network që përfshin universitete, parqe teknologjike dhe organizata që merren me kërkimin dhe inovacionin në Europë dhe më gjerë. Duhet thënë që SEUN është i promovuar nga Komisioni Europian.
Mënyra se si organizohet është shumë e qartë. Anëtarët e SEUN promovojnë SEC2U dhe inkurajojnë organizatorët lokalë të punojnë së bashku, të ndajnë të njëjtën filozofi e qëllim gjatë organizimit të aktivitetit.
Prof. dr. Ermira Qosja si përgjegjëse e Departamentit të Menaxhimit dhe Marketingut në Universitetin Europian të Tiranës shprehet se kjo nismë kërkon mbështetje në Europë dhe Shqipëri si dhe i jep mundësinë studentëve që kanë aftësi në sipërmarrje të kenë një eksperiencë Erasmus në një nga bizneset më të njohura në Europë.
“ Startup Europe Comes to University është një nismë europiane në kuadrin e Komisionit Europian që synon të afrojë universitetet me sipërmarrjet, është pjesë e universiteteve ku përfaqësues nga Shqipëria në këtë netëork është Universiteti Europian i Tiranës. Setup Europe është viti i tretë që po organizohet. Kjo nismë synon të bashkojë pedagogët e universiteteve me persona që kanë marrë nismën për të krijuar biznesin e tyre. Kjo ditë ngjan me ditën e sipërmarrjes, por ky në thelb synon afrimin me të rinjtë që krijojnë sipërmarrje. Të ftuar kemi dhe disa alumni tanët. Ish-studentët tanë që tashmë janë siëprmarrës dhe janë pjesë e UET-it në klubet studentore etj. Synimi është të hyjmë në fazën e Erasmus që i jep mundësi studentëve që kanë aftësi në sipërmarrje për të bërë një semestër pranë një biznesi diku në Europë. Kjo nismë kërkon partneritet në Europë dhe në Shqipëri. Përzgjedhja e studentëve bëhet më e komplikuar sepse nuk është një Erasmus i thjeshtë që të të njihen kreditet në UET dhe të mjaftojë.Synojmë të punojmë shumë me studentët dhe të arrijmë më të mirën.”-shprehet Qosja.