fbpx

Kryesore

Statistikat shokuese të Messit, Leo dështoi dhe ndaj Kroacisë!





               Publikuar në : 23:00 - 21/06/18 |
mapo.al

Ndaj Kroacisë pritet që Messi të shpërthente pasi ngeci në murin e Islandës, por Leo zhgënjeu edhe më rëndë ndaj kroatëve, të cilët e shpartalluan Argjentinën 3-0.


Një tjetër paraqitje zhgënjyese e yllit të Barcelonës, që me kombëtaren e tij seleksionon dështime njëri pas tjetrit, duke mos lënë gjurmë edhe në këtë Botëror, të paktën deri tani.



Ndaj kroatëve, Messi e preku topin vetëm 47 herë, realizoi 23 pasime dhe 5 driblime, ndërsa e goditi portën vetëm një herë, shumë më keq se ndaj Islandës.


Pas këtij takimi pa shënuar, Messit i bëhen plotë 675 minuta pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës në Botëror.

Krahasuar me paraqitjet e tij me Barcelonën, me Argjentinën Messi është një tjetër lojtar, i cili tashmë shpresat i var te kundërshtarët për të vazhduar më tej.

Messin bëri të vërë duart në kokë edhe Maradona…/TCH/


Etiketa: , , ,

Pas