Thursday, September 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“S’të kam marrë gjë lekë”/ Agjencia e punësimit që “grabit” qytetarët

by ro ot
12/11/2019
in Aktualitet, Sociale
0

Në emisionin “Stop” në Tv Klan vijnë mesazhe që denoncojnë rastet e kompanive që mashtrojnë për punësim jashtë vendit.

Një qytetar është ankuar për kompaninë “Vela Consulting” pasi kuptoi se ishte mashtruar. Ai ka treguar se ka paguar një shifër prej 500 euro për një punë në Danimarkë.



Por si garanci mori vetëm një copë letër, me të cilën e kthyen mbrapsht në kufirin slloven. Pasi u kthye, i kërkoi kompanisë “Vela” t’i kthente paratë, por si përgjigje e nxorrën jashtë.

Qytetari: Hë! Si do vejë halli për atë muhabetin tim?

Menaxherja 1: S’e di, je sqaruar me Iridën.

Qytetari: Po Irida, ku është?

Menaxherja 1: S’është këtu, është me leje lindjeje.

Qytetari: Kur vjen?

Menaxherja 1: Do vijë në Tetor.

Qytetari: Tetor?

Menaxherja 1: Po!

Qytetari: Do pres deri në Tetor?

Menaxherja 1: Se s’kam, ça të them unë.

Qytetari: Nuk flet dot me Iridën?

Menaxherja 1: Po unë flas me Iridën, po ma ka sqaruar njëherë këtë muhabet, të ka sqaruar dhe ty dhe s’di, ça do bëhet.

Qytetari: Fol njëherë, se unë s’do pres deri në Tetor më! Ca është ky muhabet?!

Menaxherja 1: Për t’u nis prapë, apo çfarë?

Qytetari: Po jo për t’u nis më, unë s’nisem dot më.

Menaxherja 1: Irida është Axxxxx ktu në zyrë në qoftë se e mban mënd. Axxxxx i Danimarkës, që mori ekspuls edhe po më thotë, që ça do bëhet me lekët?

Qytetari: Alo!

Menaxherja 2: Po si kalove?

Qytetari: Mirë! Si kalove? Thjesht dua një kështu, një zgjidhje të problemit, e si do vejë? Do marr lekët? Ato 500 euro, që të kam dhënë edhe lekët e biletës?

Menaxherja 2: Do më marrësh t’i mua lekët e biletës?

Qytetari: Po normale, se shpenzimet për atë ishin.

Menaxherja 2: Të lutem, mund të dalësh jashtë tani nga zyra? Dil nga zyra!

Qytetari: Duhet të dal jashtë?

Menaxherja 2: Po!

Qytetari: Nuk ka zgjidhje tjetër?

Menaxherja 2: Nuk është se je shumë normal me këto biseda, që bën. Të jap unë ty lekët e biletës?

Qytetari: Po tani…

Menaxherja 2: Mos do një biletë për Maldive, mo?

Qytetari: Të pres aty unë, si do vejë halli?

Menaxherja 1: Kur të vij ajo, të sqarojë!

Qytetari: Faji, faji, unë tani rri në Fier. Të vij nga Fieri deri këtu, sa herë të doni ju…

Menaxherja 1: Po unë, çfarë të bëj?!

Qytetari: Erdha njëherë unë.

Menaxherja 1: Unë të thashë ik!

Qytetari: S’kishte zgjidhje?

Menaxherja 1: Unë të thashë ik me të mirë, ti s’ikën.

Qytetari: Erdha dy herë, s’ka prapë zgjidhje. Javën e dytë të Tetorit, javën e dytë të tetorit thotë, e shtyva edhe një javë e të vij prapë unë?…

Menaxherja 1: Po unë, ça të bëj?

Qytetari: Jo, jo! Fol me atë! Gjej zgjidhjen!

Menaxherja 1: Nuk kam, ça të flas unë me atë!

Qytetari: Tashi unë, s’është se u ktheva për fajin tim. U ktheva për letrat tuaja.

Menaxherja 1: Një sekondë! Jo për letrat tona, se unë nuk të thashë ty, që të ikësh me leje e para e punës, të thashë, që do ikësh me pashaportë!

Qytetari: Me pasaportë! Po kontratën?

Menaxherja 1: E dyta e punës, të thashë ik me të tjerët dhe ti s’deshe, s’e deshe biletën vetë.

Qytetari: Po garancia, që më dhe ti?

Menaxherja 1: Po s’ka pra garanci, se ashtu është puna, është 3 mujore, ta kisha shpjeguar.

Qytetari: Po lekët, pse merren ashtu pastaj?

Menaxherja 1: Si pse mbahen? Pse shkon dot vetë ti te Danieli, të punosh 3 muaj?

Qytetari: Po, shkoj!

Menaxherja 1: Po shkoje vetë mos paguaje lekë! Ne për çfarë e kemi hapur? Fondacion bamirësie? Se s’po të kuptoj.

Qytetari: Për të mashtruar njerëzit!

Menaxherja 1: Si për të mashtruar? Për çfarë të mashtrova?

Qytetari: Për të mashtruar!

Menaxherja 1: S’të nisëm gjë ne ty?

Qytetari: Po kontratat, gjërat, ku i ke ti, që më ke marrë lekët mua?

Menaxherja 1: Po ça? A do dalësh jashtë tani, apo të shtyp sigurinë, e të vijë ai, të marri?!

Qytetari: Po për ça ta shtypësh sigurinë?

Menaxherja 1: Po e shtyp unë, se kam qejf ta shtyp, se jam në zyrën time!

Qytetari: Po shtype, ça të them unë?!

Menaxherja 1: Po pra! Dil jashtë si njeri edhe kaq! Kur të vijë Irida, sqarohu me shefen time!

Qytetari: Unë si njeri jam, si njeri erdha, si njeri do iki!

Menaxherja 1: Po të sqaroj dhe nuk e kam për detyrë të sqaroj 2,3,4 herë as ty, as njerëzit e tjerë, që vijnë te zyra.

Qytetari: Po e ke për detyrë se më ke marrë lekët!

Menaxherja 1: Të kam marrë lekët?!

Qytetari: Po!

Menaxherja 1: S’të kam marrë gjë lekë.

Qytetari: Si s’ke marrë lekë?!

Menaxherja 1: Nuk kam marrë lekë.

Qytetari: Nuk ke marrë lekë?!

Menaxherja 1: Jo! S’kam marrë!

Qytetari: Pres aty jashtë, pastaj.

Menaxherja 1: Prit sa të dush aty jashtë, se s’ke për të marrë asnjë lek nga unë! Kaq!

Qytetari: Nuk kam për të marrë asnjë lek?!

Menaxherja 1: Jo! Asnjë lek dhe shko ankohu, ku të duash!

 

Tags: agjencia qe mashtron qytetaretstop

JU SUGJEROJME

JUMBO TEG MË I MADH SE KURRË
Shqipëria

JUMBO TEG MË I MADH SE KURRË

14/04/2023
Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj
Kryesore

Parandaloni më mirë se të kuroni! NOVAL Diagnostic mendon për shëndetin tuaj

27/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
“Shfrytëzoni mundësitë në punë”, horoskopi për sot

Horoskopi, 13 Nëntor 2019; Çfarë parashikon Paolo Fox për sot

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In