Aktualitet

Sterilizimi/ SPAK nis marrjen në pyetje të aktivistëve të Nismës Thurje





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 10:34 - 20/01/20 |
mapo.al

SPAK ka nisur marrjen në pyetje në lidhje me dosjen e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, e cila u dorëzua nga nisma Thurje.


Në pyetje do të merren aktivistët e kësaj nisme dhe mjeku Artan Koni, të cilët do të pyeten për kontratën koncesionare.



Përfaqësues të Nismës Thurje denoncuan penalisht zyrtarët e përfshirë në dhënien me koncesion të procesit të sterilizimit të pajisjeve mjekësore.


Endri Shabani dhe mjeku Artan Koni deklaruan se kanë kërkuar hetimin e ish-zyrtarëve duke nisur nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, të cilët kanë abuzuar me buxhetin e shtetit.

 

 


Etiketa: ,

Pas