Aktualitet

Stërmasi: Mbështes kërkesat e Ligës, ligji aktual i sponsorizimeve nuk funksionon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:16 - 06/10/20 |
mapo.al

Trajneri i njohur i atletikës, Taulant Stërmasi, i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “RTV Ora” ka folur edhe në lidhje me debatin që po bëhet për ligjin e sponsorizimit dhe kërkesave që Liga Profesioniste e Futbollit i ka drejtuar qeverisë për ndryshime ligjore.


Trajneri thekson ai bie dakord me Ligën dhe shpjegon se ligji aktual i sponsorizimit nuk funksionon për shkak se grupet e bizneseve në Shqipëri që mund të sponsorizojnë janë shumë të vogla dhe aprovimi i sponsorizimit duhet të vijë nga drejtori i tatimeve, që e bën të pamundur që biznesi ta shohë sportin si partner serioz.


“Jemi dakord me Ligën dhe jemi bashkë të gjithë, sepse po flasim që ta dërgojmë sportin në një nivel tjetër, aty ku sporti duhet të jetë si çdo vend i rajonit.



Dy pika janë shumë të rëndësishme që e bëjnë këtë ligj sponsorizimi aktual të mos funksionojë :


1 – Grupi i bizneseve që mund të sponsorizojnë, që kanë një vlerë prej 100 milionë lekë të reja të deklaruara në vit, vetëm këtyre i jepet mundësia të sponsorizojnë dhe të cilat nuk janë më shumë se 190 në Shqipëri. Kjo sipas statistikave. Dhe nga këto 190, gati 20-30 janë ente shtetërore, që nuk janë subjekt për të sponsorizuar biznesin, siç është OSSHE, KESH e me radhë.


Pra, grupi i bizneseve që mund ta sponsorizojë, qoftë futbollin, atletikën dhe sporte të tjera është shumë i vogël dhe kjo e bën që të jetë e njëjta histori. Lufta e madhe është kjo, ne nuk duhet t’i drejtohemi shtetit gjithmonë që shteti të na japë fonde, të shtojë fondin për sportin, por të na japë aksesin ne që të kemi mundësi që të gjejmë sponsor dhe të kemi partner biznesin për atë sport që po bëjmë dhe për ato nivele të larta që kemi. Kjo është një nga pikat që mendoj se propozimi i Ligës së Futbollit është shumë i mirë.

2- Dhe diskutimi më i rëndësishëm është që duhet të marrësh leje ose aprovimi i sponsorizimit duhet të vijë nga drejtori i tatimeve, të cilin e shoh totalisht pa sens. E para, sepse procesi i sponsorizimeve nuk është kaq i thjeshtë dhe që të arrish të kesh një sponsor, ai ka një buxhet të caktuar që duhet ta lëvrojë në një kohë të caktuar. Nuk mund të presë dot as miratimin nga drejtori i tatimeve i cili ka proceset e veta të punës. Dhe nuk e kuptoj, kur ne kemi vënë 10 kufizime, vendosim sa % duhet të marrim, pse duhet drejtori i tatimeve të japë miratimin për diçka që ne e kemi vendosur përpara?

Këto dy pika e bëjnë të pamundur që biznesi të na shohë si partner serioz dhe ne t’i dërgojmë një paketë – ofertë te biznesi dhe biznesi të na thotë po, sepse dhe unë kam facilitetet e mia. Në rastin tonë aktualisht, nuk ka asnjë facilitet. Sepse drejtori i tatimeve do të jetë bllokues në të gjitha rastet”, – u shpreh trajneri Stërmasi.

Gjithashtu, Stërmasi ka folur për problematikat në sportin e atletikës ku tregon se ka mungesë të theksuar infrastrukture në vend dhe sidomos në kryeqytet, ku nuk ekziston asnjë pistë atletike dhe për këtë arsye detyrohen ta zhvillojnë stërvitjen jashtë Tiranës duke shtuar edhe kostot.

“Infrastruktura sportive, dhe sidomos për atletikën, në qytetin e Tiranës nuk ekziston. Besoj se jemi i vetmi shtet në botë që kemi kryeqytetin e vetëm pa asnjë pistë atletike. Nuk kemi pistë ku të stërvitemi që të ketë parametra optimale. Për këtë arsye jemi të detyruar që gjithmonë stërvitjen ta kemi jashtë Tiranës, që në disa raste në Elbasan ose në Korçë, por kjo do të thotë që të paktën për 8-9 muaj të vitit të jemi të grumbulluar jashtë Tirane, që do të thotë kosto të shtuara”, – deklaroi ndër të tjera Stërmasi në intervistën e dhënë në emisionin “Ora Sport”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas