Aktualitet

Stërvitja e NATO, Basha: Krenar që qeverisja e PD mundësoi anëtarësimin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:17 - 04/05/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu uroi mirëseardhjen rreth 23 mijë trupave të NATO, që po zhvillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake në Shqipëri “Defender Europe 21”.





Në një dalje për media, Basha iu bëri thirrje Forcave të Armatosura të Shqipërisë të mbajnë lart standardin dhe flamurin e kombit tonë në këtë stërvitje.


Sipas kryedemokratit, kjo stërvitje do iu japë një mesazh të qartë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë atë.





“Kam krenarinë e veçantë dhe privilegjin t’i uroj mirëseardhjen forcave të NATO në bregun lindor të Adriatikut. Shpreh krenarinë që PD, qeverisja jonë, dhe unë si ministër i Jashtëm, mundësuam atë që dukej si ëndërr e pamundur, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ju uroj mirëseardhjen të gjitha forcave të NATO. Ju uroj FA të Shqipërisë, që ndonëse në kushte të këqija, të mbajnë lart standardin, flamurin, e kombit tonë, në këtë stërvitje, që do iu tregojë të gjithë rivalëve potencialë se aleanca është e gatshme të përballet me çdo agresion dhe ta zmbrapsë atë, nëse vlerat rreth të cilave ne bashkohemi janë të pacenueshme, dukje filluar me vlerat e lirisë, demokracisë. Le të jetë ky mesazh i qartë për këdo që ëndërron kthimin e Ballkanit në një fuçi baroti. Kjo është një aleancë politiko-ushtarake, në bazë të së cilës qëndron demokracia”, tha Basha.

Lexo edhe :  Lulzim Basha: Nuk i njohim zgjedhjet e 25 prillit


43



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas