Aktualitet

Stërvitja e NATO- Peleshi nxjerr videon: Nis sot nga Durrësi me 28 mijë trupa














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:22 - 04/05/21 |
mapo.al

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, publikon pamjet nga stërvitja “Defender Europe 21″, që nis këtë të martë nga Durrësi.





Statusi nga Niko Peleshi:


Nis sot nga Durrësi stërvitja “Defender Europe 21“, me pjesëmarrjen e rreth 28 mijë trupave shumëkombëshe, nga 27 shtete, që realizojnë operacione pothuajse të njëkohshme në më shumë se 30 zona stërvitjeje, në 12 vende.





Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton çeljen e stërvitjes më të madhe ushtarake që pret Shqipëria si aleate e NATO-s. Në videon prezantuese të eventit sqarohet se “duke u mbështetur në suksesin e vitit të kaluar, “Defender Europe 21“ do të jetë gatishmëria dhe ndërveprueshmëria ndërmjet aleatëve e partnerëve, në përgatitjen e forcave tona të kundërveprojnë shpejt ndaj krizave, si dhe të kryejnë operacione të mëdha luftimi, nëse u kërkohet”.

Lexo edhe :  Gjatë muajve mars-prill, u dhanë 40 mln € për familjet e prekura nga tërmeti


Stërvitja do të ushtrojë aftësinë e Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë për të shërbyer si Komandë e Bashkuar e Komponentit të Forcës Tokësore, dhe si partner i sigurisë në rajonet me rëndësi strategjike të Ballkanit dhe të Detit të Zi, ndërsa mbështet aktivitetet në Evropën Veriore dhe Afrikë.


Kritike për këtë ndërrmarrje është strategjia e rreptë për parandalimin e COVID-it dhe ajo e mjekimit, e zbatuar nga SHBA-ja dhe vendet pjesëmarrëse. Stërvitje si “Europe Defender 21“, dëshmojnë që përkushtimi i SHBA-së ndaj NATO-s është maksimal dhe se aleatët dhe partnerët e NATO-s qëndrojnë të fortë së bashku.

9


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas