ShowBizz

Stilistja i kundërvihet Niko Komanit: Vetëquhet stilist








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:24 - 03/03/19 |
mapo.al

Stilistja dhe këngëtarja Arjeta Palushaj e shikon Niko Komanin shumë larg të të qenurit stilist. Ajo u shpreh në emisionin “Late Night Show” se dikush që sugjeron veshje, s’është veçse kurator imazhi.


“Niko Komani mund ta thotë edhe gjithë jetën se është stilit, por ai është “made-maker”. Stilist është një person që krijon, stilon dhe  realizon qoftë veshje, aksesorë të ndryshëm. Në Shqipëri kohët e fundit njerëzit po keqinformohen. Po abuzohet deri diku. Nuk mund të quhet stilist dikush që dikush thjesht të sugjeron butik dhe të thotë: “mua më frymëzoi kjo veshja që ta vesha ty”. Ai nuk e krijoi atë. Ai thjesht është kurator imazhi, siç janë kuratorët e ekspozitave që nuk dinë të pikturojnë. Është kurator imazhi. Janë të ndara gjërat”, u shpreh Arjeta Palushaj.






Etiketa: ,

Pas