Shëndeti

Stina e nxehtë/ Ushqimet që ju mbajnë të hidratuar gjatë ditës






               Publikuar në : 19:35 - 15/06/19 |
mapo.al

I nxehti ka ardhur dhe ju mund të filloni numërimin mbrapsht për pushimet verore. Një efekt anësor i nxehtësisë që fatkeqësisht tenton të neglizhohet shumë është dehidrimi dhe ndjenja e dobësisë. Nëse këshilla për t’u mbushur me energji nuk mjafton, këtu është një listë e 9 ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar gjatë ditës.


Capture-2

Ananasi është një burim i shkëlqyer i vitaminave dhe ujit. Përkundrazi, nëse përdoret si një përbërës për një koktej alkoolik, veprimi i tij është edhe dehidratues (si të gjitha pijet alkoolike).

Shalqiri është një nga ushqimet që përmbajnë përqindjen më të lartë të ujit – 92%. Është gjithashtu i pasur me kalium, një mineral shumë i rëndësishëm që pengon dehidratimin e trupit.

Kastraveci është një perime me pak kalori, si dhe ushqimi që përmban më shumë ujë (96%), i cili është gjithashtu një burim i shkëlqyer i kripërave minerale. Nuk duhet anashkaluar dhe veprimi i tij pastrues dhe detoksifikues kundër toksinave.

Luleshtrydhja përveç të qenit një frut me një sasi të madhe uji, mund të shtohet edhe në një gotë ujë për të pasur një shtim të lëngjeve brenda trupit.

Pjepëri në verë pjepri është një domosdoshmëri. Përveç kësaj është i jashtëzakonshëm për të shuar etjen, gjithashtu, një fetë e këtij fruti garanton një kontribut të rëndësishëm të vitaminave A dhe C.

Speci djegës sidomos nëse pritet në feta brenda një sallate, jo vetëm që ndihmon për të qëndruar të hidratuar, por gjithashtu kryen një veprim kullues anti-celulitit!

Domatet në çfarëdo forme që të konsumohen, domatet parandalojnë dehidrimin.

Rrepka në sajë të kombinimit të kaliumit dhe ujit, të dy të pranishëm në sasi të mëdha, rrepka është ushqimi ideal për të qëndruar i hidratuar.

Selino nuk është vetëm shumë hidratuese për lëkurën dhe trupin, por gjithashtu përmban vitamina A, C, B, K, si dhe folate dhe natrium. Një thesar i vërtetë ushqimor për funksionimin e mirë të organizmit! /Revista Psikologjia/

 

 

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas