Aktualitet

Stop hipokrizisë!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:12 - 17/11/21 |
Luçiano Boçi

I keni dëgjuar fjalët e ndjera të Kryeministrit dhe pushtetarëve të tjerë për Mateon e vogël, të cilit ia mori jetën monstra i njohur publikisht?!






Është e natyrshme që dhimbja dhe revolta për krimin makabër të jetë e madhe.


Por STOP hipokrizisë lapidare qeveritare!
Kryeministri të mos fshihet pas fjalëve të renditura nën avujt e qetësisë së kolltukut.







Është përgjegjës!




E i gjithë zinxhiri qeverisës është përgjegjës për ngjarjen e rëndë.



Krimi makabër i paraprirë nga rastet e shumta të ndodhura të dhunës shumëdimensionale, duket i paralajmëruar dhe është pasojë e degradimit që i është bërë shoqërisë.

Është pasojë e braktisjes që i ka bërë qeverisja njerëzve të këtij vendi.

Me mosveprimin e tyre janë tërësisht fajtorë nga Rama deri tek ai polici i thjeshtë i zonës.

Por tek ne parandalimi nuk ekziston.

As policia nuk e bën!

As shërbimi social!

As shërbimi psikologjik i shkollës!

As pushteti lokal!

As hallkat e tjera shtetërore që flejnë gjumë e bejnë syrin qorr e veshin shurdh, përballë situatave katastrofike ekonomoke e sociale që përfundojnë në sjellje makabre dhe krime monstruoze.

Reagimi dhe ky gjysmak, vjen vetëm kur krimi kryhet.

Lexo edhe :  "Migjeni i vogël" dhe grushti i një vetëflijimi

Kudo në komunitetet tona njihen njerēzit problematikë, ata që bëjnë krime të vogla e të mëdha, ata që shpërndajnë drogë e që dhunojnë me sjelljen e tyre të tjerët.

Vëtem shteti, shërbimi social, psikologjik e policia nuk e di.

Nuk e di sepse nuk do të veprojë.

Nuk do të veprojë, sepse fasha kriminale e shoqërisë sonë, është kroi ku pi ujin e pisët pushteti i votave të pista.

Është skalioni që duhet të përdoret kur vijnë zgjedhjet.

Ndërsa mjerimi ekstrem që pjell dhunë stimulohet, krijohet me strategjinë e krijimit të bazës së majtë dhe pasjes së mbështetjes së saj në zgjedhje.

Për pushtetin nuk ka fate njerëzish, nuk ka fate fëmijësh, nuk ka fate komunitetesh.

Ato për Ramën e pushtetin zerohen para fatit politik të vetit, të radhës.

Kjo është e tmerrshme, e neveritshme dhe revoltuese njeherazi.

Tek e fundit të bejnë nje respekt të vetëm për fatet e njerëzve dhe Mateon e vogël.

A ka mundësi të heshtin?

E pasi të heshtin të na zhduken!

Boll më me këtë hipokrizi absurde!

Zgjidhja është dënimi me vdekje politike i këtij regjimi politik të degraduar.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas