Aktualitet

Berisha: Stop plaçkitjes së pasurisë përrallore, historike të Mirditës!





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:47 - 16/08/19 |
mapo.al

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot mbi një debat për gurin prehistorik që është gjetur në Xhuxhë të Fanit. Berisha i bën thirrje Ministrisë së Kulturës të mos zhvendose drejt muzeut (apo tregut të zi) këtë dëshmi të historisë së kësaj treve.


Statusi i plotë i Berishës:



Miq, banorët e fshatit të njohur Xhuxhë të Fanit, Mirditë kanë bërë një gjetje arkeologjike e historike jashtëzakonisht të rëndesishme jo vetëm për Xhuxhën por për Mirditën dhe mbarë Shqipërinë.


Ata kanë gjetur një gur me shkrime dhe vizatime që shkojnë në prehistori dhe që dëshmon lashtësine dhe përjtesine e tyre në treven ku jetojne.

Spiunë të narkoqeverisë kanë informuar këtë të fundit dhe nga narkoministria e Kulturës jane dërguar ekspertë, të cilët jane mrekulluar me gjetjen arkeologjike të banorëve të Xhuxhes. Por banorët, të cilët vleresojnë shumë pasurinë arkologjike historike te gjetur prej tyre kanë mësuar nga burime serioze se Edvin Mafia ka urdhëruar terhëqjen e gurit nga zona ku eshte gjetur.

Duke ditur historikun e vjedhjes së ikonave të kishave të tyre dhe shitjen e tyre në Paris nga Edvin Mafia, banorët druajnë shumë se guri i historise se tyre mund të pësoje fatin e ikonave.

Ata kanë plotesisht te drejte sepse Gjeneral Hashashi dhe narkomonisti i Rreshenit në zbatim të urdhrit të kreut të meduzes kane bërë planin e grabitjes fshehtas të Gurit nga vendodhja e tij.

Duke dënuar me ashpersinë më të madhe projektin kriminal të narkoqeveritareve për plaçkitjen e një pasurie me vlera historike të pallogaritshme, kerkoj te hiqet menjehere dore nga ky akt i papergjegjshem dhe te mos ndermrrret asnje veprim pa miratimin e plote te komunitetit qe tashme e kane ate pasuri te çmuar te tyre. sb

Denoncimi i banorit:

Doktor Pershendetje !

Shpresoj te jeni mire familjarisht !

Po ju shqetesoj per nje problem qe e konsideroj te mprehte per zonen e Fanit Mirdite , por qe kerkon vemendje mediatike te shtuar dhe natyrisht postimet tuaja kane ndjeshmeri te larte ne opinionin public.

– Banoret e Xhuxhes , Fanit , Mirdite kane zbuluar nje gur prehistorik te lashtesise , me petroglife , qe tregojne historine e hershme te zones .
Pas kqyrjes nga specialistet e Ministrise se Kultures ne bashkpunim me Bashkine Mirdite , kane planifikuar marrjen e tij , neser ne fshehtesi te banoreve te zones dhe pa asnje konsultim me banoret e saj .

Ne vend qe Bashkia Mirdite dhe Ministria Kultures , te mendonin ruajtjen , promovimin e saj si nje aset te vlefshem turistik per zonen e Fanit dhe Mirdites , ata turrem pa u konsultuar me banoret e zones per tjua marre ate pa treguar destinacionin e tij ne muzeun historik apo ne tregun e zi , ashtu sic kane perfunduar ikonat e kishave mesjetare ne te kaluaren nga “ mjeshtrat” ne krye te qeverise .

Banoret e Fanit kane shume ne dore per te mos lejuar grabitjen e radhes nga Ministria kultures dhe Bashkia Mirdite .

Bashkia Mirdite , pas nje qeverisje katervjecare qe i hapi rruge grabitjes se pasurive potenciale te zones , eshte bashkautor ne grabitjen e Gurit me petroglife te Xhuxhes , Fan duke iu hequr mundesine banoreve te zones per promovimin e tij dhe kthimin e ketij vendi , ne destinacion turistik per vizitor vendas dhe te huaj por dhe si nje vend perbashkimi per banoret e fshatit Xhuxhe !

Me fal per kohen e papershtatshme !

Uroj çdo të mire per ju familjarisht !


Etiketa: , , , , ,

Pas