Menjëherë pas vendimit të kreut demokrat për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri.
Ai shkruan në Facebook se në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka pasur kompetencë të përjashtojë askënd.
“Në 30 vjet ekzistencë të saj, asnjë kryetar i Partisë Demokratike nuk ka pasur kompetencë të përjashtojë ASKËND, KURRË! Nuk ekziston një kompetencë e tillë! Kjo është e vërtetë, ashtu sikurse dielli do te lindë sërish nesër!”