Aktualitet

Strehimi në Tiranë/ Rama: 554 familje s’mund të kthehen në banesa














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:00 - 05/12/19 |
ro ot

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ishte i pranishëm sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Rama tha se qeveria në koordinim të ngushtë më bashkinë ka vendosur që të mbështesë financiarisht familjet e prekura nga tërmeti.






Ai tha se janë 554 familje që sot nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërsa shtoi faktin se ato do të marrin trajtim financiar për qira në shifrën 100%.


“Erdha për të shfrytëzuar këtë mbledhje të këshillit bashkiak edhe për faktin që me ndihmën e qeverisë, këshilli juaj sot mund të miratojë për 554 familjet e para që janë të prekura drejtpërdrejt dhe nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre në një skemë që e kemi dakordësuar me kryetarin e bashkisë dhe do ta aplikojmë edhe në bashkitë e tjera ku ka problematikë të ngjashme me perimetrin e gjendjes së emergjencë së fatkeqësisë natyre, që janë për një vit. Pra me këtë masë, që tani 60% e familjeve të pastreha, për shkak të tërmetit mund të futen në shtëpi të re. Pra, qiraja mbulohet 100 nga ne. Ndërkohë më vjen mirë që do kalojë procedura e vecantë për riparimet në mënyrë që lejet e riparimeve të kenë procedurë të përshpejtuar. Çdo projekt i meremetimeve të garantohet jo nga një por nga tre inxhinierë të licensuar, në mënyrë që bashkia ta japë lejën e meremetimit brenda 24 orësh mundësisht për vetë firmat, sepse janë ato që duhet ti bëjnë.”-tha Rama.







1







Etiketa: , , ,

Pas