Aktualitet

“Stres nga puna”/ KLGJ pranon dorëheqjen e gjyqtarit të dosjes “339”














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:25 - 03/11/20 |
mapo.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e gjykatësit Fran Prendi për dorëheqje nga posti.






Prendi kishte dhënë dorëheqjen nga statusi i magjistratit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë. Shkak për këtë vendim ishte bërë ngarkesa dhe stresi nga puna.






Sakaq ky vendim i KLGJ ka hyrë në fuqi menjëherë.



Kujtojmë që gjyqtari Fran Prendi ka qenë kryesues i trupës paraprake që gjykoi dosjen e famshme të “339”, ku të pandehur janë Ramadan Dushaj, Rezart Çarçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça.



Ndërsa nga përgjimet e BILD gjatë hetimeve për trafik droge, kanë dalë edhe zyrtarë të lartë socialist, por asnjëri prej tyre nuk është marrë i pandehur.

Lexo edhe :  Dorëhiqet gjyqtari Tomor Kullolli, kërkesa në KLGJ: Duan pension të parakohshëm

Ditë më parë, gazeta gjermane Bild publikoi disa përgjime, pjesë të dosjes 339/1 ku shfaqeshin në komunikime të drejtpërdrejta për vota kreu i bandës së Avdylajve me kreun e bashkisë Durrës dhe kreun e bashkisë Shijak.

Në përgjime lakohej edhe emri i kryeministrit Edi Rama.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas