Aktualitet

Reperi Stresi skena të nxehta me një bionde seksi (FOTO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:01 - 04/07/20 |
mapo.al

Reperi i njohur Stresi i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me Keisin. Pas shumë ndarjeve dhe ribashkimeve, ai është hedhur në krahët e një vajze tjetër.


Bukuroshja bionde u vu re në festën ditëlindjes së reperit dhe shfaqje non stop në krahët e tij. Burime nga miqtë e Stresit thanë për GSH, se vajza është e dashura e re e këngëtarit.


Biondia seksi është identifikuar si Atalanta Kërçyku, e cila mban disa kurora miss-i dhe vitin e fundit përfaqësoi vendin tonë në “Miss World”.


<
>
Stresi1 Stresi2 Stresi3 Biondja biondja1 stresi dhe keisi

Prej vitesh ajo është shfaqur në ekranet shqiptare dhe aktualisht është pjesë e formatit “She’s on top” në “Top Channel”.


Sipas burimeve, çifti e kanë nisur lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe Atalanta nuk kishte si të mungonte në festën gjigante të 33-vjetorit të lindjes së Stesit.

Në foto, ajo shihet e përqafuar me këngëtarin dhe shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Ndonëse një lidhje e re, ata po kalojnë shumë kohë së bashku pasi në rrjetet sociale i kemi ndeshur të dy në jug të vendit, edhe pse nuk kanë postuar foto me njëri-tjetrit.

Pak kohë më parë, Keisi me anë të deklaratave në rrjetet sociale la të nënkuptohet se Stresi e kishte tradhtuar.

Nuk dihet ende nëse Atalanta është vajza që hyri mes Stresi dhe Keisit, por mes tyre duket se nuk ka më asnjë mundësi për rikthim.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas