Aktualitet

Stresi me kapele policie thirrje uniformave blu: Bëhuni qytetarë, silluni mirë me popullin








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:36 - 19/05/20 |
mapo.al

Këngëtari i njohur i muzikës rap Arkimed Lushaj, i njohur gjerësisht me emrin e artit Stresi ishte mes 9 personave të proceduarve penalisht nga policia për protestën e një ditë më parë të thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen  e Teatrit Kombëtar.


Emri i tij figuronte përkrah kryetarëve të PD-LSI, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi por edhe mes artistëve të nderuar Robert Budina dhe Neritan Liçaj.


Por pas këtyre zhvillimeve ka ardhur dhe reagimi i reperit i cili me anë të një postimi në Instagram me një kapele policie në kokë ka një mesazh të qartë për uniformat blu.


I bëj thirrje gjithë policisë së shtetit ne jemi qytetarë të thjeshtë, dalim në protestë për të drejtat tona. Unë po e heq kapelen, hiqeni dhe ju, bëhuni qytetarë dhe silluni mirë me popullin shqiptar, edhe ne jemi në rregull me ju”, thotë Stresi.


Krahas muzikës, Stresi është i njohur si një mbështetës i Partisë Demokratike duke marrë pjesë në shumicën e protestave të organizuara prej saj së bashku me babain e tij Sali Lushaj, mbështetës i vjetër i PD dhe ish bodigardi i ish-kryeministrit Berisha.



Etiketa: ,

Pas