ShowBiz

Stresi në burg, por i bën surprizën më të bukur gruas së tij për ditëlindje




               Publikuar në : 19:00 - 11/02/19 |
mapo.al

Sot, bashkëshortja e Stresit, Keisi, feston ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, ajo ka marrë shumë urime, ku familjarët e reperit i kanë bërë një tortë dhe disa dhurata surprizë.


“Çdo të thotë të kesh njerëz aq afër zemrës sa që as distanca nuk të ndan! Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen tuaj që nuk më ka munguar kurrë. Ndihem krenare që mbaj mbiemrin Lushaj”, ka shkruar Keisi në këtë urim.

E megjithatë, ndonëse nuk mundet të jetë pranë saj në këtë ditë speciale, Stresi nuk ka ngurruar që t’i shprehur dashurinë bashkëshortes dhe ta surprizojë.

“Faleminderit i shtrenjti im. Urimi yt gjithmonë është i pari, dhuratën më të bukur, dashurinë, ma jep ti. E vetmja dëshirë e imja është të jemi krah njëri-tjetrit shumë shpejt”, ka shkruar Kejsi.

Nga ana tjetër, në profilin e tij në Instagram, Stresi ka publikuar disa foto krah partneres, duke e uruar atë për ditëlindje.

“Edhe 100 e shtrenjta ime. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar Stresi.

 

View this post on Instagram

 

Edhe 100 ,e shtrenjta ime ❤#happybirthdaymylove

A post shared by STRESI (@stresi) on

 


Etiketa: , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas