Me ardhjen e verës, këngëtarët kanë nisur “garën” mes tyre se kush do ta dominojë sezonin.
Edhe reperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi paralajmëron se brenda pak ditësh do të vijë me projekte të reja.
“Videoklipet mbaruan, do t’i nxjerrim për 5-6 ditë”.
Por gjatë një VideoStory në Facebook, Stresi zbuloi një fakt interesant teksa ju drejtua ndjekësve të tij.
“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem.
Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, thotë Stresi.
Pak ditë më parë Stresi u përfshi në një debat edhe lidhur me garën për kreun e PD-së, pasi një koment i tij në faqen zyrtare në Faceook të kandidatit Agron Shehaj mjaftoi që portalet ta marrin si mbështetje ndaj tij.
Por në një reagim Stresi e mohoi një gjë të tillë duke e konsideruar një spekulim. Pavarësisht respektit, që siç tha ai, gëzon për Shehaj, mbështet plotësisht në këtë garë Lulzim Bashën.