Aktualitet

Studentët e Ekonomikut në protestë/ Pingpongu procedural i lë pa diploma





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:55 - 24/06/20 |
mapo.al

Sot Studentët e Ekonomikut janë hedhur ne protestë. Përfaqësuesi juridik i studentëve thotë se kanë bërë kërkesë zyrtare dhe në bazë të saj presin një përgjigje nga institucionet arsimore për pasjisjen e studenteve te ekonomikut me diplomë Masteri për vitin akademik 2017-2018. Gjithësej janë 315 studentë që presin diplomat e Masterit.


“Presim pergjigje zyrtare para se ta çojmë ceshtjen në gjykatë” shprehen studentet.


I pranishëm me studentet ishte edhe z. Zhapaj drejtor përgjegjës në rektorat, ku  fillimisht ai u jep te drejtë studentëve për pritjen e gjatë për diplomat e masterit. Dhe më tej ai thotë se i ka paraqitur studentëve  një udhëzimin nga Ministria e Arsimit. Ku çështja qëndron sipaj tij mos pajisja me numer matrikullimi nga QSHA-ja për diplomat e studentëve.


Sipas përpaqesuesit juridik të studentëve z.Marash Logu  “thembra e akilit” e çështes qëndron se rektorati  UT  i kërkon QSHA-së që të përsërisë procedurën, pra fakulteti i Ekonomise të sjellë listën e Studentëve dhe Universiteti i Tiranës t`ja dërgojë QSHA-së dhe kjo e fundit të dërgojë numrin e matrikullimit. Pra një ping-pong procedurial mudis institucioneve ku më të humburit në fund sigurisht që mbetën studentët. Një studente e ekselencës thotë se mos pajisja me diplomë ne kohë i ka shkatuar shumë probleme.


Mapo.al ka siguruar edhe kërkesën e plotë të studentëve drejtuar insitucioneve arsimore:


Etiketa: , , ,

Pas