Sociale

Studentët e Gjirokastrës i bashkohen protestës pas 6 ditësh






               Publikuar në : 13:24 - 09/12/18 |
mapo.al

Studentët e Gjirokastrës janë bërë pjesë e protestave studentore në vend, ndonëse i janë bashkuar kësaj proteste vetëm në ditën e gjashtë të saj.


Ata kanë mbështetur protestën e studentëve në Tiranë me parulla të tilla si “Tirana jemi me ju”, “bashkimi bën fuqinë” apo “mos na provokoni” ata e kanë zhvendosur protestën e tyre nga universiteti në rrugën kryesore të pjesës së poshtme të qytetit.

Ashtu si në gjithë protestat studentore që kanë përfshirë Shqipërinë ata kanë kërkuar kushte minimale jetese dhe që protesta e tyre të mbahet jashtë politikës.


Etiketa: , , ,

Pas