Studentë të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit e Arkitekturës kanë nisur mbledhjen e firmave, për të kërkuar shfuqizimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.
Peticioni ka nisur të firmoset tek fakulteti që u bë iniciues i protestave studentore të dhjetorit. Kushtetuta parashikon që të drejtën e një iniciative ligjore e kanë 20 mijë qytetarë me të drejtë vote.
Studentët bëjnë të ditur se peticioni që synon anulimin e ligjit për arsimin e lartë, do përcillet në cdo fakultet, për t’u firmosur nga studentët që janë dakord me këtë kërkesë.
Kurse kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga një takim më të rinjtë në Shkodër ka treguar vendimin që ka marrë Grupi Parlamentar i PD në lidhje me ligjin e Arsimit të Lartë.
Basha tha se akti i para i Qeverisë së PD është anulimi i ligjit për arsimin e lartë.
“Grupi Parlamentar i PD mori dje një vendim: akti i parë që qeveria e Partisë Demokratike do të ndërmarrë, është anulimi i Ligjit për Arsimin e Lartë”, tha Basha.