Kryesore

Studentët kërkojnë dorëheqjen e Kushit: Na vajti thika në palcë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 16/12/20 |
mapo.al

Studentët kanë goditur sot me vezë të lyera me bojë, godinën e Ministrisë së Arsimit në Tiranë, duke kërkuar me thirrje, dorëheqjen e Ministres Evis Kushi pas deklaratës së saj se fëmijët që merrnin pjesë në protestat kundër dhunës policore,  duheshin identifikuar dhe trajtuar nga shërbimet psiko-sociale në shkolla për të mos u përfshirë në akte dhune.






Një nga protestueset e shpjegoi këtë goditje simbolike që iu bë sot institucionit:


“Nuk është hera e parë që vendimet apo deklaratat e Ministres së Arsimit ndikojnë për keq tek situata e studentëve dhe e të gjithë të rinjve në vend, por këtë radhë deklarata e saj ishte padurueshme sidomos duke konsideruar vrasjen dhe aktualitetin në vend dhe dhunën e kryer nëpër protesta.







Të thuash që të rinjtë se dalin e protestojnë, se kanë një lloj ndërgjegje politike dhe shoqërore dhe se reagojnë për të  drejtat e tyre,  “kanë nevojë për psikolog”, është shumë…është e padurueshme dhe sigurisht që duhet të reagonim dhe ka ardhur koha që ajo të japë dorëheqjen.

Lexo edhe :  Rektori i UT kundërshton vaksinimin me detyrim të studentëve


Patjetër që e kërkojmë dorëheqjen e saj, sepse është shumë fyese. Ministrja për shembull nuk shqetësohet për të rinjtë që përdoren për propagandën e qeverisë, të ministrisë apo për propagandën e kryebashkiakëve që i vendosin si kukulla nëpër fushatat e tyre elektorale apo spotet e ndryshme propagandistike që bëjnë! Ama, shqetësohet për të rinjtë që janë aq shumë të varfër dhe u ka shkuar thika aq shumë në palcë atyre familjeve sa marrin parasysh edhe të rrihen nga policia dhe të dalin në rrugë  të protestojnë. Për këta të rinj ministrja shqetësohet por jo ashtu siç do të duhej të shqetësohej, po shqetësohet se kanë nevojë për “çrregullime psikologjike”.



1


Etiketa: ,

Pas