Aktualitet

Studentët në protesta: Pakti për Universitetin ishte mashtrim






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:14 - 22/01/20 |
mapo.al

Një grup studentësh kanë bojkutuar mësimin dhe i janë rikthyer protestave, 1 vit e 1 muaj nga protesta madhështore e dhjetorit 2018. Ata shprehen se “pakti për universitetin” i miratuar nga qeveria nuk u zbatua. “Sot jemi sërish në pikën zero”, tha një prej studentëve protestues.


Familja ime nuk ka mundësi të paguajë luksin e rektorëve. Unë s’kam lek tepër t’i paguaj qeverisë”, tha një tjetër student.


Studentët janë dëgjuar me thirrjet “studentët e bashkuar kanë për të fituar!” “Nuk e duam Shipërinë si e Europa, e duam Shqipërinë si Kosova”.



Studentët u mblodhën sot për të kërkuar kushte më të mira në konvikte. Ata thonë se nuk është përgjysmuar tarifa e studimit, siç ishte premtuar. Po kështu shprehen se karta e studentit nuk ofron shërbimet bazike, si transporti publik.


Në këtë protestë marrin pjesë studentë të Universitetit të Tiranës, kryesisht nga fakulteti i Histori-Filologjisë, fakultetit të Drejtësisë; fakultetit të Shkencave Sociale.



Etiketa:

Pas