Kryesore

Studentët nisin të kthehen në mësim: A mori goditjen finale protesta?






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:56 - 08/01/19 |
mapo.al

Protesta e studentëve duket se ka marrë goditjen finale këtë të martë. Një pjesë e studentëve në disa dakultete në Tiranë dhe rrethe u janë kthyer auditoreve, raporton Ora News.


Duket se i ftohti, por edhe afrimi i sezonit të provimeve, kanë qenë vendimtarë në zbehjen e vrullit të tyre pas festave.


Oborri i Kryeministrisë  është bosh, mbetet për tu parë në orët në vijim se çfarë do të ndodhë.



Studentët e arkitekturës do të kenë një takim me pedagogët për t’i kërkuar dekanit garanci që nuk do të penalizohet asnjë nga studentët që protestojnë.


Raportohet se në Fakultetin e Juridikut studentët janë futur në mësim.


Kurse studentët tek Ekonomiku po zhvillojnë mbledhje për vijimin e protestës. Disa studentë kanë kërkuar të futen në mësim, por nuk janë lejuar.

Edhe studentët e Politeknikut kanë zhvilluar një orë mësimi këtë të martë dhe më tej janë shpërndarë pasi nuk ka pasur pjesmarrje të madhe të tyre.

Nuk dihet nëse do të vijojë të bëhet mësim apo studentët do të mblidhen për të protestuar. Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës raportohet se ka nisur mësimi në disa klasa me pak studentë.

Të hënën vetë studentët thanë se do të protestojnë edhe të martën për plotësimin e kërkesave të tyre.


Etiketa: , , , ,

Pas